Tjeter fitore ne kampionat per KF Shkodra U17. Paraditen e sotme ai ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Internacional ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Shtojit.

Ky takim ka qene i vlefshem per javen e 17-te, te parafundit te fazes se dyte te kampionatit. Pjesa e pare ka patur me shume rivalitet ne mes dy ekipeve dhe per rrjedhoje ne fund eshte fiksuar rezultati i barabarte 0-0.

Krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte. Qe ne minuten e 2-te te saj do te ishte sulmuesi Albi Shpuza qe do te dergonte topin ne rrjete ndersa ne minuten e 73-te dyfishoi shifrat Rigels Musaraj.

Megjithate ne minuten e 77-te ka qene Bibo ai qe do te shenonte per Internacional duke rihapur ndeshjen, por kjo gje do te zgjaste shume pak. Kjo ngaqe Shpuza dy minuta me vone do te shenonte serish per ekipin shkodran duke rikthyer qetesine e fitores.

Per te mbyllur ndeshjen do te mendonte futbollisti Roel Oborri qe ne minuten e 82-te do te shenonte golin e katert dhe te fundit te ndeshjes qe mbyllet kesisoj 4-1 per KF Shkodra U17.

Pas javes se 17-te ekipi qe drejtohet nga Rudi Piraniqi eshte ngjitur ne kuoten e 37 pikeve duke mbajtur vendin e trete ne renditje dhe perveçse ka siguruar tashme play- off-in, do te mendoje te beje paraqitje sa me te mira edhe ne fazen finale te kampionatit.
www.shkodrasport.com