Tërbuni ka ndarë rrugët me mesfushorin Gentian Dushaj dhe portierin Elson Demi. Kanë qenë vetë pukjanët që kanë njoftuar dy largimet, teksa klubi falenderon dyshen për kontributin e dhënë me fanellën bardhekuqe.
Mesfushori 24 vjeçar, Dushaj luajti një sezon në Pukë, ndërsa një sezon e gjysmë 32 vjçari Demi. Tanimë trajneri Alcani do bëjë pa dyshen e të larguarve, me Kategorinë e Parë që fillon në 3 shtator.
“Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me mesfushorin 24 vjeçar, #GentjanDushaj pas një sezoni si dhe me portierin 32 vjeçar, Elson Demi i cili largohet pas një sezoni e gjysëm.
TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i falenderojnë dy lojtarët në fjalë për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere!
Gjithashtu Dushaj dhe Demi, dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë ndaj tyre, presidencen dhe stafin teknik duke u shprehur të lumtur për eksperiencen e kaluar tek klubi ynë! ”Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemër”, njofton Tërbuni”.