Më datën 13 shkurt, ekipet kombëtare për të rritur dhe të rritura në volejboll do të luajnë në Gjakovë ndaj Kosovës, në turneun miqësore që zhvillohet më rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së fqinjëve tanë.

Ky turne organizohet nga Federata Kosovare e Volejbollit, që do të organizojë dy miqësore me Shqipërinë.

Federata Shqiptare e Volejbollit, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ka bërë me dije listat e ekipeve kombëtare që do të luajnë në këtë turne.

Secili ekip do të ketë nga 16 sportistë, ndërkohë që në krye të ekipeve kombëtare do të jenë Altin Martiri (femra) e Jani Melka (meshkuj).

Ne perberje te ketyre dy kombetareve jane edhe shtate sportiste shkodrane. Pikerisht Molla, Qershia e Dodani tek kombetarja e femrave dhe Rrashketa, Qafarena, Kola e Gjoklaj tek ajo e meshkujve.

Kombëtarja e femrave

Esmeralda Tuci, Kejsi Shira, Joana Kushi, Malvina Tuci, Xhenifer Pirra, Artiola Rexhepi, Fatbardha Picaku, Çezarina Xheka, Amarilda Llupo, Livia Shehu, Amarilda Prenga, Sara Hasku, Tea Fetaj, Antoneta Molla, Amelia Qershia, Izabela Dodani. Trajnerë: Altin Martiri dhe Roland Tarja

Kombëtarja e meshkujve

Adri Arapi, Aldo Kupi, Asmund Kula, Norgen Baruti, Ditmir Rrashketa, Nikolin Qafarena, Armando Gaxiri, Osman Qepa, Emiljano Xhebrahimi, Renato Kola, Kristi Bërdufi, Anis Çullhaj, Mario Gjoklaj, Kreshnik Malaj, Klaudio Qerraxhia, Redi Bakiri. Trajnerë: Jani Melka dhe Dritan Bardhi