Armando Broja vazhdon rikuperimin prej kohësh, pas dëmtimit që mori në fillim të sezonit në një ndeshje miqësore.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare vazhdon të stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa bën ushtrime intensive në palestër.
21-vjeçari shpreson dhe po punon shumë që të rikthehet në muajin korrik në fushën e lojës. Kjo përkon edhe me fazën përgatitore të Chelsea për para-sezonit.
Por nga ana tjetër kjo lë të kuptohet se Broja do të mungojë në ndeshjet e kombëtares në muajin qershor, kundër Moldavisë dhe Ishujt Faraoe.