Tashme eshte zyrtare qe Flamurtari i Vlores eshte nje kategori me poshte ne sezonin e ardhshem. Nje lajm ky qe ka deshperuar shume te gjithe vlonjatet qe nuk kane munguar te reagojne.

Njeri prej tyre, komentatori i mirenjohur sportiv Moisi Dalipi ne “syri tv” ka folur për rënien e Flamurtarit nga Kategoria Superiore.

Gjatë një interviste për Enkeleida Zekon, Dalipi nuk kurseu akuzat ndaj lojtarëve të Flamurtarit që sipas tij kanë turpëruar këtë fanellë emblematike.

“Vlonjatët janë tepër të mërzitur dhe të zhgënjyer duke hyrë në një krizë të thellë. Flamurtari ka mbetur pa flamur, e thënë më mënyrë figurative.

Lojtarët e Flamuratit e ka turpëruar atë fanellë dhe tashmë kjo skuadër bën llogari për të qenë pjesë e Kategorisë së Parë. Këta futbollistë turpëruan dhe ulën vlerat e Flamurtarit emblematik”, u shpreh Dalipi.