Ishte menduar që të startonte edhe futbolli, e madje duke filluar që nga data 2 maj, skuadrat të zbrisnin sipas një protokolli të caktuar në fushat e stërvitjes, ndërsa nga mesi i muajit, ose java e tretë e Majit 2020 të niste gara.

Mirëpo duket se disa kur skuadrat do të zbresin në fushë, qoftë edhe për t’u stërvitur sipas këshillave të dhëna nga Qeveria apo dhe FSHF-ja, është ende e largët…

Ditën e sotme, në konferencën e Institutit të Shëndetit Publik që është e përditshme, është prekur si temë edhe futbolli. “A do ketë një përgjigje për FSHF”, është pyetja, ndërkohë që më pas vjen përgjigjja që nuk befason askënd:

“Patjetër, në vazhdim Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju informojë”, – tha Rovena Daja, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik, sot paradite . Ende asnjë datë për rifillimin e stërvitjeve të ekipeve të futbollit, edhe pse rrugët e kryeqytetit shihen plot gjatë këtyre ditëve./Vipsport/