“Kosova” e Prishtines ka fituar turneun “Fadil Vokrri” në futboll për femra që u zhvillua në Gjilan të Kosovës.

Dy herë e pafat, në short dhe te penalltitë, “Tirana AS” është mënjanuar në ndeshjen e parë nga ky ekip, vetëm pas penalltisë së gjashtë shtesë. Përfaqësim dinjitoz, kur ekipit i mungonin 4 titullare.

Të grumbulluara nga Kombëtarja U-19. Në aktivitet ku morën pjesë edhe “Intelektualet” vendase dhe miket nga Tetova, ishin të pranishme edhe autoritetet vendore, djali i legjendës Vokrri si dhe ambasadori ynë në Prishtinë Qemal Minxhozi.

“Tirana AS” mori ftesa paraprake edhe për dy aktivitete të tjera në Kosovë, brenda këtij viti. Ky ishte aktiviteti i parë zyrtar që zhvillohet pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri.
Ervin BAKU