Sfida e humbur me Partizanin javën që shkoi në Shkodër me rezultatin 3-1, në fakt edhe mund të ishte shmangur nga volejbollistët e Vllaznisë të cilët shfaqën pasiguri në momente të caktuara të lojës.

Megjithatë trajneri Ermal Kraja vijon të besojë tek sportistët e tij dhe për këtë arsye, ai mendon se që këtë javë ndaj Studentit, jo vetëm do të tentohet rikthimi tek fitorja por edhe përmirësimi i këtyre gabimeve.

Tek Vllaznia siç dihet, gjatë merkatos së janarit ka ardhur edhe volejbollisti boshnjak Brodliç prej të cilit padyshim që pritet shumë, megjithatë edhe ai do kohën e vet që të ingranohet me pjesën tjetër të ekipit.

Objektivi i kuqebluve është dalja në plej-of dhe pastaj do të synojnë të jenë në finale dhe pse jo, për të synuar edhe titullin kampion, ndonëse kjo duket shumë e vështirë.
www.shkodrasport.com