Manchester City është në garë me kohën për të siguruar kontratën me Erling Haaland. Mediat britanike bënë të ditur se është arritur një marrëveshje në parim për sa i përket shifrave nëse norvegjezi do të vendosë të zgjedhë klubin anglez.

Por duket se gjithçka varet nga Real Madrid. Haaland dëshiron të bashkohet me ta. Nga ana tjetër, futbollisti i ka vënë një kusht klubit të Pep Guardiolas që në kontratën e tij të parashikohet klauzola e shtijes. Diçka e pazakontë për klubet e Premier League.

Nëse një klub kërkon Haaland do të duhet të paguajë në total 355 milionë euro. Në të përfshihet klauzola prej 75 milionësh që kërkon Dortmund. Më pas bonuset, pagat dhe komisionet për konsulentët që bëjnë vetëm dy klube në gjendje të arrijnë këtë shumë. Real do të duhej të bënte sforco të mëdha, kështu që më mirë do të preferonte të nënshkruante me Kylian Mbappé.

Mbetet Manchester City i vetmi pretendent serioz. Klubi i Premier League përfiton nga fluksi praktikisht i pafund i parave nga Emiratet e Bashkuara Arabe. E gjitha është çështje negociatash. Kush do ta joshë më së shumti norvegjezin? Për ta mësuar duhet të presim merkaton e verës.