FIFA hapi merkaton për futbollistët ukrainas pas shpërthimit të konfliktit ushtarak me Rusinë. Kampionati atje është pezulluar, ndërsa të tjerë lojtarë janë larguar nga skuadrat ruse. Interesim për të marrë futbollistë nga Ukraina ka shprehur edhe Skënderbeu.

“Do të jetë një marrëdhënie e ndërsjelltë përveç asaj humane është edhe ajo sportive. Në komunikimet që kam me presidentin ka patur bisedime për të afruar lojtarë. Ne kemi një avantazh, pasi me huazimet që bëmë në janar kemi hapësirë edhe për 2 lojtarë”.

Zyrtari i klubit korçar, Ilirjan Përmeti foli edhe për synimet e skuadrës në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Skënderbeu ndodhet në fund të renditjes.

“Shpresojmë të arrijmë objektivat. Çdo lojtar që do të afrohej do të jepte kontribut për ekipin, pasi kemi nevojë për përforcime”.

Skënderbeu tani drejtohet nga Skënder Gega dhe për të shpëtuar sezonin ka edhe 10 ndeshje.