Një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më të forta të javës është padyshim Laçi-Vllaznia, e cila do të luhet të dielën në orën 13:45 në Kurbin.

Vendasit nga njëri krah janë në formë të shkëlqyer dhe në fazën e dytë kanë rregjistruar vetëm një humbje, pikërisht ndaj shkodranëve në “Loro Boriçi”. Megjithatë, edhe kuqeblutë e Brdariç nuk e njohin disfatën prej 14 javësh dhe pavarësisht problemeve në finalizim, mbeten një skuadër solide, që për më tepër, është e vetmja që ka marrë maksimumin ndaj bardhezinjve.

Për t’u kthyer te gjendja e skuadrës shkodrane, kuqeblutë duhet të tregohen të kujdesshëm në sfidën në vazhdim. Te skuadra e Vllaznisë janë dy futbollistë që rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen me Teutën në “Loro Boriçi”, pas ndeshjes me Laçin.

Arsyeja janë kartonët e verdhë dhe nëse ndëshkohen në duelin e rradhës do të mbesin jashtë në një prej ndeshjeve më interesante të kampionatit. Kështu, te Vllaznia janë dy lojtarë titullarë që kanë nga tre kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për Ardit Krymin dhe Fjoart Jonuzin.

Ata janë elementë shumë të rëndësishëm për trajnerin Brdariç në mesfushën e Vllaznisë dhe në ndeshjen kundër Laçit do të duhet të ruhen disi.

Megjithatë, lojtarët e Vllaznisë pas fitores me Kastriotin duan të vijojnë në rrugën e rezultateve pozitive. Një duel direkt për një vend në Europë dhe pse jo edhe për titullin kampion.
Maringlen ZHIVANI