Berat Gjimshiti ishte një nga mungesat me peshë të Kombëtares shqiptare në muajin shtator.

Lojtari shqiptar pësoi një dëmtim që e la për 1 muaj e gjysmë jashtë fushave të blerta, duke bërë që kuqezinjtë të humbisnin liderin e mbrojtjes.

Por periudha e vështirë për të ka përfunduar.

“TuttoAtalanta.com” raporton se Gjimshiti është rekuperuar dhe ditën e sotme ka zhvilluar seancën e plotë stërvitore me grupin te Atalanta.

Për këtë arsye, 29-vjeçari mund të jetë i pranishëm në stol që në ndeshjen e radhës Atalanta-Sasuolo.