Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar pak çaste më parë me një njoftim zyrtar në Instagram goditjen e tyre më të re në merkato.

Verilindorët kanë transferuar nga kampionati armen mbrotjtësi brazilian, Ebert Cardoso Da Silva.

29-vjeçari ka firmosur një kontrata 1 vjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

Da Silva vjen nga klubi i Norvan, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil.