HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi në rënie të lirë, prej dy muajsh nuk e njeh shijen...

Kukësi në rënie të lirë, prej dy muajsh nuk e njeh shijen e fitores

Kukësi ndodhet në rënie të lirë, duke koleksionuar javë pasjave rezultate negative. E fundit ishte ndaj Partizanit nëkryeqytet, me verilindorët që dolën pa pikë dhe rrjedhimisht vijojnë të qëndrojnë në vendin e tetë që të dërgon në”play out”.

U bë java e shtatë radhazi që blutë nuk provojnë shijen e fitores, më saktësisht nga 10 marsi ku mundën Bylisin në shifrat 2 me 0. Dy muaj pa siguruar dot tri pikët janë vërtet shumë për një ekip si Kukësi në këtë sezon.

Trajneri Hallaçi e ka kuptuar se situata nuk eshte aspak e mire dhe prandaj u ka kerkuar futbollisteve te tij angazhim maksimal ne sfidat e mbetura deri ne fund te kampionatit, per t’iu larguar fundit te renditjes.

Perballja e javes se ardhshme ndaj Laçit ne Kukes sigurisht qe eshte shume vendimtare sepse nje tjeter rezultat negativ edhe ne te, do ia veshtiresonte edhe me shume situaten verilindoreve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments