Ndeshja mes Kukësit dhe Vllaznisë do të jete një nga më të rëndësishmet në garën për Europën në këtë edicion në Superiore. Të dy skuadrat aktualisht ndajnë vendin e tretë dhe duke parë edhe ndalesën e skuadrave që kanë përpara apo edhe Partizanit që i ndjek, do të synojnë të marrin tre pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin.

Të dy ekipet përballen sot me mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh apo pezullimesh e kështu, si Longo, ashtu edhe Brdariç, kanë improvizuar me rreshtimet e tyre, duke mos pasur as shumë alternativa në pankina.

LIVE KUKËSI-VLLAZNIA 0-0

MINUTË PAS MINUTE

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të lojtarëve të Kukësit.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gj. Taipi, Lukas, Milunoviç, Basha, Puntus, Feizhao
Trajner: D. Longo

VLLAZNIA: Zogoviç, Fangaj, Dianje, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Heriç, Kruja, Gjurgjeviç, Latifi, Aralica
Trajner: Th. Brdariç

Gjyqtar: Kridens Meta