Periudha e pandemisë që kemi kaluar së fundmi, ka ndikuar jo pak tek fëmijët, të cilët të mësuar me aktivitete të ndryshme, e kanë patur shumë të vështirë për të qëndruar në kushte shtëpie.

Megjithatë, me përmirësimin e situatës, kanë filluar edhe aktivitetet dhe një i tillë po organizohet tashmë nga organizata jofitimprurëse “Malteser”

Prej dy ditësh kjo organizatë në kuadër të aktiviteteve të Qendres Mulfitunksionale Malteser- Lezhë, ka mirëpritur në ambjentet e saj fëmijë të moshave nga 10 deri në 14 vjeç, për të startuar mini-kampionatin e futbollit “Kupa Malteser”.

Janë regjistruar 8 ekipe pjesëmarrëse, me nga 6 lojtarë secili. Nën drejtimin e trajnerit te futbollit z. Ridvan Kulli dhe në përputhje të plotë me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për Covid-19, me datë 23 Qershor u hodh shorti, për të gjetur në raundin e parë kundërshtarë ekipet Skënderbeg dhe Eagles. Ndeshja u fitua nga ekipi Eagles.

Kupa do të zgjasë rreth 2 javë dhe në fund të saj do të zhvillohet edhe ceremonia e madhe e shpërndarjes së çmimeve për fituesit ku pritet që organizatorët të kenë shumë supriza për pjesmarrësit.
www.shkodrasport.com