Janë mbyllur dhe 4 sfidat e luajtura drekën e sotme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë duke përcaktuar kështu dhe përballet për turin tjetër.

Grupi A do të na rezervojë një super përballje si derbi Dinamo-Tirana. Bardheblutë eliminuan në turin e parë Shkumbinin ndërsa Dinamo eliminoi Erzenin e Nevil Dedes. Sa I përket sfidave të tjera, Partizani do të përballet me Besëlidhjen, Teuta me Korabin ndërsa Skënderbeu peshkon Bylisin.

Në Grupin B, Vllaznia do të përballet me Pogradecin, Laçi me Tomorin, Flamurtari me Kastriotin ndërsa Egnatia-Kukësi do të jetë e vetmja përballje me aromë Superioreje pas derbit.

Përballjet në Turin e Dytë të Kupës së Shqipërisë

GRUPI A

Dinamo-Tirana

Besëlidhja-Partizani

Korabi-Teuta

Bylis-Skënderbeu

GRUPI B

Pogradeci-Vllaznia

Laçi-Tomori

Flamurtari-Kastrioti

Egnatia-Kukësi

Sipas skemes se FSHF-se, Vllaznia ne turin e trete do te ndeshet me fituesen e çiftit Egnatia- Kukesi. Megjithate, me pare duhet te kaloje Pogradecin ne dy sfidat e datave 4 dhe 18 nentor./SHKODRA-SPORT.COM/