Golashenuesi me i mire i Vllaznise deri me tani, sulmuesi brazilian Da Silva, nuk do te jete i gatshem as per ndeshjen e rradhes ndaj Dinamos, por mund te mungoje edhe me gjate.

Viktor da Silva vazhdon të jetë jashtë skuadrës. Dje, trajneri Tomas Brdariç, i pyetur nga gazetaret rreth ketij lojtari, foli për brazilianin por pa dhënë detaje se kur mund të kthehet.

“Nuk e di ende gjendjen e Da Silvës. Ka disa probleme dhe ne duhet të jemi të durueshëm me të. Pra, duhet ta mbrojmë atë lojtar dhe jo ta rrezikojmë më shumë se ç’duhet, pasi edhe kampionati është i gjatë përpara.

Është lojtar kyç për ne, por duhet të jemi të durueshëm me të, në mënyrë që ai të japë maksimumin”, sqaroi gjermani. Kjo do te thote se perderisa Da Silva akoma nuk ka filluar stervitjen me grupin, ende nuk eshte e qarte se kur do te behet per loje.