Ekipi i Vllaznisë mesditën e sotme ka lënë kampingun e Beranes në Mal të Zi ku qëndroi për 10 ditë dhe në orët e pasdites ka mbërritur në Shkodër. Kuqeblutë në këtë mënyrë i kanë dhënë fund përgatitores që zhvilluan atje e cila përgjithësisht ka shkuar mirë pa patur probleme serioze dëmtime futbollistësh.

I vetmi problem ka qenë mungesa e kundërshtarëve për miqësore por gjithsesi, stafi është munduar ta kompesojë me lojëra të ndryshme brenda- përbrenda skuadrës. Ndërkohë nga dita e nesërme pritet që Vllaznia t’i rikthehet stërvitjeve në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe mbetet për t’u parë nëse do të zhvillojë ndonjë miqësore këtë fundjavë apo jo.

© shkodrasport.com