Gazeta Serbe “Kurir” ka hedhur akuza të ashpra ndaj shqiptarëve.

Përmes një serie shkrimesh në gazetë , ajo ka paralajmëruar se do të zbulojë një skandal të madh në futbollin serb.

Ajo pretendon se një grup i organizuar kriminal shqiptarësh , që i drejtojnë vëllezërit Osmani, është e përfshirë në aktivitet jo legal, kryesisht në transferimin e futbollistëve.

“Mafia shqiptare fut para të pista në futboll. Këto para vijnë nga droga dhe armatimet dhe pastrohen në Serbi nëpërmejt futbollit”, shkruhet në gazetë.

Në ditët në vazhdim gazeta pretendon se do të nxjerrë fakte të reja për sa i përkët kësaj dhe do të zbulojë skandalin më të madh të ndodhur në serbi. Shkrimet do të dalin me titullin “Mafia e futbolit”./panorama-sport/