Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka pranuar në mënyrë indirekte se do të ishte e vështirë të mbante Maurizio Sarrin në stol, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Në një intervistë për radion ‘Kiss Kiss Napoli’, përshkroi në mënyrë kinematografike atë që kishte ndërtuar me Sarrin.

“Do të ishte mëkat të humbnim lojën e bukur që kemi fituar me Sarrin gjatë kësaj kohe, të cilin nga ana kinematografike do ta quaja ‘Bukuria e Madhe’.

Filmi e fitoi Oscarin e tij, ndërsa Sarri ende jo.

Unë do të doja që ai të fitonte këtu, më shumë sesa në një vend tjetër, pasi të fitosh te Napoli, kundër të gjithëve, dihet që është një triller”, deklaroi presidenti i Napolit.

Aurelio De Laurentiis vlerësoi Antonio Conten, por tha se trajnerët e mirë në qarkullim, janë vërtetë të shumtë dhe se nuk do të jetë e vështirë për të gjetur një për Napolin.

“Conte është një mik i imi, një njeri që e simpatizoj shumë, por ka shumë trajnerë të zotë në Europë dhe në botë”, u shpreh De Laurentiis.