Ndeshjet e planifikuara mes ekipeve të moshave U17 dhe U19 të Scutarit dhe të Klosit, ditën e sotme nuk janë zhvilluar. Shkak për këtë janë bërë reshjet e shiut që po bien prej ditësh në Shkodër.

Shqipëria është përfshirë nga reshjet e shiut prej ditësh, ndërsa mbetet për t’u parë tashmë në vazhdim se kur FSHF do të caktojë datat për këto ndeshje.

Kujtojmë që, Scutari U17 renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me 40 pikë, teksa është pretendente për t’u ngjitur një kategori më lart.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Scutari U19 renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit, me 19 pikë.

Maringlen ZHIVANI