Flamurtari mori një fitore të rëndësishme sot përballë Apolonisë, duke prerë biletën për në “play-out”-in e Superiores, ku do të udhëtojë drejtë Kurbinit për t’u përballur me Laçin. Pas kësaj fitoreje shumë me vlera, trajneri i vlonjatëve Eqerem Memushi, i hedh sytë direkt në ndeshjen e së dielës dhe ankohet për takimet e shumta që skuadra e tij është detyruar të bëjë:

“Me Flamurtarin çdo përballje është e vështirë. Ky një takim është edhe në Laç, që duhet që kundërshtari është i favorizuar edhe nga fusha. Ne do të shkojmë si Flamurtari dhe do bëjmë lojën tonë. Për ne s’ka mbaruar asgjë, do jemi me këmbë në tokë dhe e kemi mendjen në takimin e të dielës.

Ne si skuadër jemi të kufizuar nga dëmtimet që kemi. Edhe Vucaj vinte nga një dëmtim. Janë shumë lojtarë me peshë që janë të dëmtuar. Megjithatë unë jam i kënaqur, i kam thënë edhe djemve gjatë gjithë kohës, nëse një skuadër formohet nuk ka më diferenca, diferencën e tregon fusha. Ata e kanë treguar tashmë. Po të shikosh këto takimet e fundit, ne kemi qenë gjithmonë dominant me të gjitha skuadrat, kemi krijuar volum loje dhe kemi shkuar te porta shumë herë. Ne ka munguar lojtari gol dhe sot u rikthye. Shpresoj të na ndihmojë në ndeshjen që kemi të dielën në Laç.

E dimë ne se si do shkojmë në Laç. Jo vetëm ne por të gjithë ekipet që kanë luajtur në “play-off” do të shkonin të rraskapitur. Në dy javë kemi bërë 5 takime. Ne nuk jemi në Premier Ligë që ta përballojmë. Kjo finale donte një kohë rikuperim për skuadrën time të paktën. Laçi është edhe më i favorizuar edhe nga fusha por edhe nga pushimi që ka bërë. Këtë e them edhe si trajner por edhe si ish-futbollist sepse kemi luajtur shumë finale dhe sidomos kur shkon me kohë shtesë…

Unë prisja që ne do të ishim më të lodhur por në fakt ishte Apolonia më shumë. Po insistoja në dhomat e zhveshjes që duhet ta godisnim se do ta dorëzonin lojën, por erdhi puna e penalltive dhe në fund na buzëqeshi fati ne”,- përfundoi Memushi.