Pas një beteje të gjatë me koronavirusin, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo.

Prej disa javësh, Grillo ishte dërguar në Turqi për trajtim më të specializuar, por nuk arriti dot të fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale. Ervin Petraq Baku shkruan “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.

Natyrisht qe ndarja nga jeta e kolegut tone ne kete moshe eshte nje humbje e madhe edhe per gazetarine sportive sepse dihen vlerat e tij.

“Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!