Vllaznia U19 mori pasditen e djeshme nje fitore me vlere ndaj ekipit kryesues te kampionatit, Apolonise se Fierit, me rezultatin 3-1, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Golat ne kete perballje u shenuan nga Halili dhe Zaganjori (2).
Por per trajnerin Edmond Doçi kjo ndeshje i ka dhuruar nje tjeter gezim: Rikthimin serish ne fushe te njerit prej lojtareve me te rendesishem te ketij ekipi, sulmuesit anesor Kevin Dodaj. Ky i fundit u aktivizua per disa minuta ne fundin e kesaj ndeshje duke qene madje ne nje moment edhe prane golit.
Ai iu pat nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale ne gjurin e tij te majte ne fundin e muajit nentor, pasi kishte çare meniskun dhe si rrjedhoje eshte rikuperuar me shume kujdes, ndersa tani ka filluar te luaje me ekipin dhe ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per te dhe Vllaznine U19.
Vlerat e ketij lojtari i njohin te gjithe dhe tashme shpresat jane te medha qe ai gradualisht te rikthehet ne formen e tij me te mire. Nese ndodh kjo shpejt, padyshim qe do ta marre kete skuader “per dore”, sepse i ka aftesite per ta bere nje gje te tille./SHKODRA-SPORT.COM/