HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajme të këqija për Vllazninë, mbrojtësi do të mungojë të paktën dy...

Lajme të këqija për Vllazninë, mbrojtësi do të mungojë të paktën dy javë

Dëmtimi i Gurishtës në përballjen ndaj Partizanit duket serioz. Ai mësohet se ka pësuar një dëmtim në gju dhe kjo mund të jetë e rrezikshme.

Nga stafi mjekësor i ekipit mësohet se sot lojtari do të bëjë një rezonancë të gjurit për të vlerësuar më pas edhe shkallën e dëmtimit.

Ajo që mësohet është se lojtari minimalisht do të jetë jashtë fushave të blerta për dy javë.

Megjithatë, kjo do të mësohet më mirë pas rezonancës që do të kryejë dhe për më tepër pasi të saktësohet shkalla e dëmtimit që lojtari ka në gjurin e këmbës së djathtë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments