Vllaznia do te prese Bylisin diten e neserme per te zhvilluar mes tyre ndeshjen e javes se 27-te te Abissnet Superiore. Keshtu, te dy ekipet si shkodranet, ashtu edhe ballshiotet, do te synojne tre piket per te dale nga kriza e rezultateve negative, ne te cilen ndodhen.

Vllaznia e drejtuar tashme nga trajneri i ri Auron Miloti, do te luftoje deri ne fund per objektivat e saj, me teknikun shkodran qe kerkon te debutoje ne pankinen kuqeblu me fitore. Nderkohe, sa i takon formacionit qe pritet te hedhe ne fushe diten e neserme ndaj Bylisit, trajneri i ri i kuqebluve, Auron Miloti, mesa duket do te beje levizje me pikatore ne formacionin e Vllaznise, ne krahasim me 11-shen qe hidhte ne loje trajneri i meparshem Josa.

Keshtu, nga sa eshte pare pasditen e sotme ne seancen e fundit stervitore, e cila u zhvillua ne stadiumin “Loro Borici”, per ndeshjen e neserme te ores 15:00 ndaj Bylisit, Miloti do te beje vetem pak ndryshime.

Si zakonisht, ne porte do te jete gardiani i perhershem Bojan Zogovic. Nderkohe, kapiteni Gurishta pritet te kthehet si mbrojtes i djathte dhe Juric do te luaje krah Bulatovic ne qender. Ne anen tjeter, Hakaj eshte i palevizshem si zakonisht.

Ne mesfushe, Jonuzi, Boshnjaku dhe Marku priten titullare. Nderkohe, Miloti pritet t’i besoje Hoxhajt dhe Cobes ne krahet e sulmit dhe ne maje do te vendoset Balaj. Ne fakt, prej disa javesh eshte folur shume ne lidhje me Vulajn dhe Latifin dhe dyshimet nese do te luajne titullare, por nuk do te ndodhe keshtu, pasi te dy futbollistet ne fjale ndaj Bylisit do ta nisin nga stoli.

Ky pritet te jete formacioni i Auron Milotit per ndeshjen e neserme ndaj ballshioteve, me trajnerin shkodran i cili do te debutoje diten e neserme si trajner i Vllaznise. Kujtojme ketu se, kjo eshte eksperienca e tij e pare si trajner ne Shqiperi. Nderkohe, ndeshja Vllaznia-Bylis do te luhet diten e neserme, duke nisur nga ora 15:00 ne stadiumin “Loro Borici” dhe do te transmetohet drejtperdrejte nga kanalet e “OverSport” ne platformen TIBO, nen komentin e Gentjan Alinanit. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Hoxhaj, Balaj, Coba Tr: Auron Miloti