Mesfushori malazez Nenad Brnoviç do firmosë në orën 17.00 kontratën me klubin Vllaznia. Bisedimet kanë mbaruar me sukses dhe pas pak minutash, do bëhet edhe prezantimi zyrtar para mediave. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i klubit Vllaznia Blerti Delija në komunikimin që ka patur me gazetarët pak minuta më parë. Në këtë mënyrë, mesfushori 31 vjeçar bëhet zyrtarisht blerja e parë e Vllaznisë në këtë merkato janari dhe pas tij pritet të mbërrijnë edhe firmat e disa lojtarëve të tjerë.

Me marrjen e Brnoviç, duket se do mbushet boshllëku i krijuar nga tiranasi Muça.