Opinion nga Roland ÇOMO

Me këto gabime që po ndodhin tek Vllaznia, si nga ana teknike me largime dhe afrime lojtarësh të pastudiuara,përveç reflektimin që do kenë në arritjen e rezultateve sportive rrjedhimisht edhe dështimin e sezonit, patjetër që do të ketë ndikime edhe në anën financiare ku mund të cënohet bilanci midis vlerës së blerjeve dhe asaj të shitjes të kartonave të lojtarëve.

Duke mos harruar t’i shtohet kësaj edhe kostoja që klubi do detyrohet të paguajë nga prishja e njëanshme e kontratave për disa futbollistë.Që do të thotë se Petroviç e Muça janë larguar ngaqë nuk i donte Vata, po ata do kërkojnë zbatimin e kontratës së tyre dhe për rrjedhojë, për një post do paguhen dy futbollistë. Ai që do vijë dhe këta të dy që duan t’i largojnë. Ndoshta nesër këto gabime duhet t’i shtohet dhe vlera e aseteve të klubit që dihet sa është deklaruar që përkthehet që çdo biznes e ka të vështirë të afrohet pranë klubit Vllaznia me këto parametra dhe këtu rrezikohet seriozisht që klubi të mos privatizohet dhe të mos afrohen aksionerë. Ne nuk dëshirojmë që kjo të ndodhë por mirë është që gjërave t’u dilet përpara.