Merr fund edhe dilema për futbollistin lezhjan të Vllaznisë Dritan Smajli. Ai do jetë pjesë e kësaj skuadre edhe në sezonin e ardhshëm 2012-13. Pak minuta më parë është hedhur firma në kontratë ku kanë firmosur lojtari dhe administratori i klubit Kujtim Shaba. Të dyja palët janë dukur të kënaqura me akordin e arritur dhe e rëndësishme është që ky lojtar do jetë pjesë e kuqebluve edhe sezonin e ardhshëm. Pas portierit Vujadinoviç që ka rinovuar pak ditë më parë, tashmë ajo e Smajlit është firma e dytë që hidhet. Për më tepër, ajo që ka rëndësi është se në kontratën e re që është firmosur ka rënë poshtë kushti i kërkuar nga lojtari për të patur një klauzolë largimi nëse i del ndonjë ofertë për jashtë vendit. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën online www. shkodrasport.com administratori i klubit Vllaznia Kujtim Shaba kur ka thënë:“Sapo hodhëm firmë me Smajlin. Nuk e patëm të vështirë të binim dakord me lojtarin sepse ai ashtu si gjithmonë, ka shprehur kënaqësinë e tij për të luajtur me Vllazninë. Kjo është një kontratë pa kushte ndonëse fillimisht lojtari deshi ndonjë klauzolë për t’u larguar në rast se do kishte ofertë nga jashtë porn ë fund kjo ra poshtë dhe kontrata e re, është pa kushte. Dritan Smajli do jetë pjesë e skuadrës deri në fundin e sezonit 2012-13”. Kaq mjafton për të kuptuar se tek Vllaznia kanë filluar të mendojnë seriozisht për sezonin e ardhshëm. Pas Vujadinoviç e Smajlit, në ditët e ardhshme pritet të firmosë edhe ndonjë lojtar tjetër.

www.shkodrasport.com

E kishte menduar qe me perpara Smajli. Gishtat e dores e tregojne kete. Me kontraten e firmosur sonte edhe per sezonin e ardhshem, atij i behen plot 5 vjet si futbollist i Vllaznise.