Pas caktimit te datave te “Final 4” te kampionatit te “Abissnet Superiore”, Federata Shqiptare e Futbollit sapo ka zyrtarizuar edhe daten dhe oren e zhvillimit te ndeshjes finale te Kupes se Shqiperise te ketij sezoni.
Institucioni i futbollit shqiptar ka vendosur qe finalja e eventit te dyte me te rendesishem te tij, do te luhet te marten e 14 majit ne oren 19:00 ne stadiumin “Air Albania” te kryeqytetit.
Data, ora dhe vendi tashme jane percaktuar. Ajo qe mbetet per te mesuar eshte vetem çifti finalist. Kjo gje do te vendoset javen e ardhshme kur do te luhen dy ndeshjet e kthimit gjysmefinale te ketij kompeticioni.
Ne Shkoder do te luhet Vllaznia- Egnatia, me shkodranet qe do te tentojne te permbysin humbjen 0-1 te para dy javeve ne Rrogozhine, ndersa ne kryeqytet, Tirana do te kerkoje te permbyse humbjen 0-2 ne ndeshjen e pare te luajtur ne Kukes ndaj skuadres vendase./www.shkodrasport.com/