Vllaznia e femrave fitoi dje pasdite 4-2 ndaj Hajvalise ne gjysmefinalen e grupit 7 te “UEFA Women’s Champions League” duke siguruar kesisoj daljen ne finalen e ketij grupi ku do te kete perballe islandezet e Valur.

Kjo “finale” do te luhet te shtunen ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet me shume interes nga te dy kampet te cilet do te kerkojne fitoren per t’u kualifikuar ne kete menyre ne 32 skuadrat me te mira te kontinentit.

Por nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” meson se UEFA ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje arbitres austriake Olivia Tschon. Edhe asistentja e pare do te jete po nga ky vend, pikerisht Biljana Iskin.

Nderkohe asistentja e dyte- Zoi Papadopoulou do te jete nga Greqia ashtu si dhe arbitrja e katert qe do jete Anastasia Mylopoulou. Arbitrimi ne kete takim padyshim qe eshte shume i rendesishem, megjithate shkodranet shpresojne te gjejne drejtesi ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/