Vllaznia është padyshim skuadra më në formë e momentit në “Abissnet Superiore”. Tre fitore në tre ndeshjet e fundit në kampionat kanë bërë që kuqeblutë të konfirmojnë kandidaturën e tyre për titullin kampion.
Ndërkohë, pengesa e rradhës tashmë është Bylis, me të cilën shkodranët do të ndeshen ditën e sotme. Realisht, në tre fitoret e fundit, Mirel Josa ka marrë sinjale pozitive dhe në këtë mënyrë, formacioni pritej të mos ndryshonte as për takimin ndaj ballshioteve, por ka nje zevendesim te detyruar.
Kjo ngaqe Mala ka ndjere shqetesime muskulare me seancen e djeshme dhe si rrjedhoje stafi k evndosur te mos rrezikoje me te fhe si rrjedhoje ne fushe do te jete Çoba ne vendin e tij. Te tjeret do jene te njejtit.
Kështu, në portë do të jetë gardiani Bojan Zogoviç. Në qendër të mbrojtjes, kapiteni Erdenis Gurishta do të formojë dyshen me kroatin Marko Juriç.
Sërish në të djathtë të mbrojtjes do të luajë Geralb Smajli, i cili mesa duket po bind trajnerin Josa me performancën e tij në këtë pozicion të fushës, pasi 20-vjeçari po luan në rolin e tij natyral. Ndërkohë, nga ana tjetër, në të majtë do të vijojë që të jetë Esin Hakaj.
Me skemën 4-3-3, në qendër të mesit të fushës do të luajnë Jonuzi, Alivoda dhe Marku. Ndërkohë, në majë të sulmit rikonfirmohet braziliani Kaina, pavarësisht se Josa do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin shkodran Bekim Balaj.
Në krahët e ofensivës të sigurtë duket se janë Çoba në të djathtë dhe Hoxhaj në të majtë. Kjo do të jetë edhe 11-shja që trajneri Mirel Josa do të hedhë në fushë sot në Ballsh. Ndeshja Bylis-Vllaznia do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Adush Muça”, duke nisur nga ora 13:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet e platformës “OverSport”.
Formacioni i Vllaznisë (4-3-3): Zogoviç, Smajli, Gurishta, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Marku, Çoba, Kaina, Hoxhaj Tr: Mirel Josa