Ndeshja Angli-Shqipëri në “Uembli” do të jetë sfida e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse kuqezinjtë do të ruajnë deri në sfidën e fundit ëndrrën për një vend në play-off, apo nëse që nga sfida me Andorrën duhet të nisin përgatitjet për kualifikimin në Europian.

Dueli është i një rëndësie të veçantë, por trajneri Reja nuk ka ngurruar që të bëjë lëvizje të rëndësishme në grupin e kuqezinjve.

Kështu, nga minuta e parë shfaqet në fushën e lojës Thomas Strakosha e jo Etrit Berisha në portë. Një lëvizje e papritur, pasi mendohej se kapiteni Berisha do të ishte përsëri titullar të paktën deri në fund të eliminatoreve.

Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni-Cikalleshi.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

Anglia: Pikford, Uoker, Çilluell, Xhejms, Stouns, Meguajër, Filips, Henderson, Foden, Sterling, Kejn.