Pas 2 orë e 25 minutash lojë, Vllaznia e volejbollit të femrave ka fituar 3-2 ndaj Partizanit në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur pasditen e sotme në sallën sportive të Farkës.

Vllaznia e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen teksa e fiton setin e parë dhe më pas edhe të dytin në shifrat 25-18. Kjo krijoi përshtypjen se ajo do ta fitonte ndeshje me tre sete.

Për ë tepër që edhe në të tretin është ajo që udhëheq 5-4 por vetëm kaq sepse Partizani e rrit lojën e saj dhe e fiton këtë set me rezultatin 25-17 dhe duke e rihapur në njëfarë mënyre ndeshjen.

Dhe kështu do të ndodhte sepse Partizani fiton edhe setin e katërt duke e çuar kësisoj ndeshjen në set final. Ai do të ishte shumë i rivalizuar deri në fund teksa rezultati do të shkonte 10-9, 11-10 e më pas 11-11.

Vllaznia e shton entuziasmin dhe kalon në avantazh 12-11, por sërish barazon Partizani në 12-12. Vajzat shkodrane nuk heqin dorë nga synimi për ta fituar këtë ndeshje dhe kalojnë përsëri përpara në 13-12 megjithatë ka edhe një tjetër barazim, 13-13.

Loja fiton shumë emocione dhe vajzat kuqeblu janë sërish në avantazh 14-13 por përsëri 14-14 duke e çuar ndeshjen në shtesë. Megjithatë Vllaznia kalon përsëri përpara me një pikë të fituar nga pasuesja Beci, por vendaset barazojnë edhe njëherë tjetër në 15-15.

Një bllok i Haskut i jep Vllaznisë pikën e 16-të duke e kaluar edhe njëherë tjetër në avantazh, por vetë ajo gabon më pas nga shërbimi dhe 16-16. Shkodranet shkojnë në 17-16 dhe më pas një bllok i suksesshëm i jep pikën e 18-të dhe të fitore.

Vllaznia fiton 3-2 ndaj Partizanit duke marrë dy pikë shumë të rëndësishme ndaj një rivali dhe për më tepër në fushën e tij. Një fitore kjo që tregon më së miri për pretendimet e ekipit shkodran këtë sezon./SHKODRA-SPORT.COM/