Tirana është skuadra lider që udhëheq kampionatin shqiptar me 53 pikë, +5 nga Partizani i vendit të dytë. Bardheblutë ia kanë dalë të fitorjnë në këtë sezon kundër 8 ekipeve, të paktën 1 herë, ndërsa në rrugën drejt titullit kampion kanë një “mace të zezë”.
Është pikërisht Vllaznia “makthi” i kryeqytetasve në këtë sezon, pasi bardheblutë në 3 takimet mes tyre kanë mundur të marrin vetëm 1 pikë.
Në sfidën e parë Tirana është mposhtur 2-1, dueli i dytë mes tyre pëfundoi 0-0, teksa në përballjen e tretë triumfuan shkodranët 1-0 me penalltinë e Bekim Balaj.
Takimi i fazës së 4-të mes tyre do të zhvillohet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00 në “Loro Boriçi”, me kryeqytetasit që do të synojnë të “hakmerren” ndaj shkodranëve. Kujtojmë se takimi i vetëm që Tirana ka fituar ndaj kuqebluve është në Superkuën e Shqipërisë, ku bardheblutë triumfuan 3-2./newsport/