UEFA i ka dhënë një tjetër goditje klubit Vllaznia. Për problemet e shfaqur në ndeshjen e turit të dytë të “Conference League” ndaj AEL Limassol në “Loro Boriçi”, shkodranët janë gjobitur me një shumë të madhe.

Burime të “Shkodra Sport” bëjnë të ditur se Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s në mbledhjen e tij të sotme, e ka ndëshkuar Vllazninë me shumën 27 600 euro në total.

Ky ndëshkim ka ardhur si ndëshkim për hedhjen e objekteve në fushën e lojës dhe për këtë arsye, klubi shkodran është ndëshkuar me shumën 19 600 euro.

Por jo vetëm kaq. Bllokimi i shkallëve të kalimit të tifozëve është konsideruar një tjetër shkelje nga ana e delegatit të ndeshjes që e ka raportuar atë dhe si rrjedhojë për këtë parregullsi ka ardhur ndëshkimi tjetër prej 8 000 eurosh.

Në këtë mënyrë në total Vllaznia është ndëshkuar me shumën 27 600 euro në total. Kjo shumë i bashkohet gjobës tjetër prej 10 700 eurosh të marra pas ndeshjes së kthimit të turit të parë ndaj Shiroki Brijeg si dhe gjobës prej 5 mijë eurosh të marrë pas ndeshjes së parë në Bosnjë- Hercegovinë.

Në këtë mënyrë në total Vllaznia është ndëshkuar në total me shumën 43 300 euro. Një shifër e cila duhet paguar brenda afatit të caktuar në llogarinë e UEFA-s dhe padyshim që kjo do të ndikojë në arkën e klubit shkodran që vërtetë përfitoi një shumë prej 550 mijë eurosh nga pjesmarrja në “Conference League” por nga kjo shumë duhet hequr një pjesë e konsiderueshme e saj./SHKODRA-SPORT.COM/