Ka patur shume dilema per formacionin qe do te zbrese ne fushe sot ne ndeshjen ndaj Bylisit dhe deri me sot ekzistonte ideja qe edhe trajneri i ri Auron Miloti do t’u besonte te njejteve futbolliste qe u ka besuar edhe trajneri i meparshem Josa.

Por sot gjerat kane ndryshuar. Mesohet se stafi aktual do ta ndryshoje teresisht 11-shen qe do te hedhe ne fushe. Duke filluar nga porta ky kete here do te jete Qarri dhe jo Zogoviç. Ne mbrojtje do te jene Gurishta, Shehi, Bulatoviç dhe Hakaj.

Vllaznia do te luaje ne kete takim me skemen 4-4-2 dhe katershja e mesfushes do te jete e perbere nga Alivoda- Heriç, Boshnjaku e Latifi, ndersa dyshja e sulmit do te jete e perbere nga Balaj dhe Vulaj.

Objektivi eshte i qarte: Per t’i dhene mundesine edhe Latifit e Vulajt per te treguar vlerat e tyre dhe ne kete menyre per “t’i mbyllur gojen” edhe ish- trajnerit Josa. Tani te presim reagimin e lojtareve ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/

Shenim: Sot eshte 1 prilli dhe si rrjedhoje mos e besoni kete çfare kemi shkruar. Ne fushe ndaj Bylisit pritet te jene thuajse te njejtet lojtare qe kane luajtur edhe ne ndeshjen e kaluar, ndersa Latifi e Vulaj do ta nisin serish nga stoli.