Java e 16-te e kategorise se dyte do te dhuroje nje sfide shume interesante. Ne Koplik duke nisur nga ora 15.00 do te perballen me njeri- tjetrin ekipet e Veleçikut vendas dhe Valbones se Tropojes.

Koplikasit mbajne aktualisht vendin e dyte ne renditje me 33 pike ndersa tropojanet te katertin me 30 pike. Padyshim qe pritet te jete nje sfide shume interesante e cila mund te vendose shume gjera sa i takon gares per kreun.

Tek Veleçiku ka entuziasem pas fitores javen e kaluar ne Librazhd ndaj Sopotit, fitore qe i ka ngjitur ne vendin e dyte te renditjes dhe natyrisht qe kete vend do te synojne ta mbajne deri ne fund dhe pse jo per te synuar edhe te parin.

Megjithate nuk do ta kene te lehte sepse Valbona eshte nje ekip qe eshte ndertuar per te qene pretendent kete sezon dhe si rrjedhoje nuk do te heqe dore kollaj nga pretendimet e saj. Per kete arsye, pritet te jete nje ndeshje shume interesante dhe qe do te ngjalle edhe interes tek sportdashesit e Malesise se Madhe.

Skuadra e drejtuar nga Dritan Smajli po ben shume mire ne kampionat, ndonese buxheti i saj ka qene shume me i vogel se ai i rivaleve te saj, megjithate vendi i dyte ne renditje eshte shume komod per te, por natyrisht duke shpresuar edhe ne ndonje hap te gabuar te Vores kryesuese per t’i marre asaj kreun e renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/