Ndryshime ne formacionin e Vllaznise per ndeshjen e sotme. Ndryshe nga sa ishte menduar, trajneri Josa ka vendosur qe te levize serish ne 11-shen baze qe do ta nise kete ndeshje nga minuta e pare.

Keshtu ndryshimet do te nisin nga porta teksa stafi ka vendosur qe kete here titullar te jete Qarri dhe Zogoviç.

Nderkohe katershja e mbrojtjes nuk do ndryshoje, me Gurishten ne te majte dhe Hakajn ne te majte nderkohe qe ne qender do te jete dyshja Juriç- Shehi.

Nderkohe ne mesfushe do te luhet me kater lojtare kete here, me Krujen ne te djathte dhe Çoben ne te majte ndersa ne qender do te jene Jonuzi dhe Alivoda.

Ne sulm nderkohe kete here do te kete levizje, me Kainen qe do te luhet ne maje ndersa pas tij do jete Vulaj kete here qe ne kete menyre do te luaje ne pozicionin e tij natyral.

Vllaznia me kete 11-she do te kerkoje fitoren sot per te hedhur nje hap te rendesishem per kalimin ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise./SHKODRA- SPORT.COM/