Liridon Latifi duket se ka qenë i pafat në këtë nisje të sezonit. Ai u dëmtua pak çaste para se të zëvendësohej në takimin ndaj Kukësit dhe mungoi në takimin ndaj Tiranës, ndërsa sa mësohet nga stafi mjekësor ai mund të mos jetë i gatshëm edhe për dy javë të tjera.

Latifi ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë ku është shfaqur edhe një hematomë, e cila kërkon kohën e saj për t’u larguar. Atij do t’i duhen edhe pak dite per te filluar stervitjen dhe si rrjedhoje e sigurte qe do ta humbase edhe ndeshjen me Egnatian dhe ndoshta edhe ndonje tjeter pas saj.

Sulmuesi anesor ka qene i pranishem ne ndeshjen e kaluar ndaj Tiranes ne ambjentet e stadiumit “Selman Stermasi” por i mbeshtetur ne nje paterice dhe me kembe te fashuar, çka do te thote se i duhet edhe disa kohe per t’iu rikthyer stervitjes normalisht.

Ndërsa një tjetër lojtar që po shqetëson stafin mjekësor është Esin Hakaj, i cili po zhvillon terapi për një dëmtim që ka në këmbën e majtë. Per Hakajn situata duket me e qete dhe me shume mundesi do te jete i gatshem per sfiden e se shtunes ne Rrogozhine.