I nderuar z. Edi Rama Kryeminister i Shqiperise, pasi degjova me vemendje takimin qe kishe me perfaqesues te sportit, ku i bere thirrje kryetareve te Bashkise qe te fokusohen me shume per terrene sportive, po te drejtohem me kete leter te hapur.

Bashkia Malesi e Madhe me nje siperfaqe territoriale rreth 950 km katror, ka nje popullsi sipas regjistrit te gjendjes civile kemi rreth 54 000 banore ose sipas instat 2011 kemi rreth 30 000 banore.

Kemi nje ekip futbolli qe quhet “Veleçiku” i marr ky emer nga maja e nje mali nga alpet e Shqiperise afer pikes turistike te Razmes. Nga aq informacione qe kam per futbollin, jemi rast UNIKAL qe ky komunitet nuk ka nje fushe se stadium s behet fjale.

Ky ekip i luan ndeshjet ne nje fushe qe Bashkia merr me qera paguan me taxat e qytetareve. Nuk ploteson asnje lloj kriteri kjo fushe sportive, dy vite qe Veleciku ishte në kategorine e pare ndeshjet i luante në Shkodër në fushen sportive “Reshit Rusi” gjithashtu me kontrate.

Ky komuniteti Malesise se Madhe ka nxjerr disa futbolliste si Broja, Hysaj, Balaj, Cokaj etj. kemi 30 vite e kusur e askujt nuk i bie ne mend qe te pakten te kete nje fushe per ekipin e Velecikut ku ky komunitet te shkoj e te mbeshtes ekipin e vet.

Ti je nje njeri qe e njeh shume mire fushen e sportit edhe duke shikuar cfare ke bere per sportin sidomos futbollin, ku ke ndertuar stadiume moderne, si Air Albania, Loro Borici, Kukesi, Elbasani etj.
A e meriton ky komunitet, kjo zone, kjo treve nje fushe sportive ?!

Ti i ke mekanizmat pasi jemi në kohen e duhur sepse tani miratohet buxheti i Bashkise. Nuk e kam marr guximin te te shkruaj pasi ke pasur fatkeqesite natyrore (termetet) primare, e nje hendek shume te madh ta trasheguar ne vite, e futbolli vjen pas ketyre problemeve te tjera.

Me shpresen qe te kesh kohe edhe ta lexosh, nga nje Demokrat qe te voton ty, sic thua dhe ti s’kemi zgjedhje tjeter pervec teje.
Me respekt Naz GASHI