Veleçiku do të luajë ditën e sotme ndeshjen ndaj Bulqizës në transfertë. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i ekipit koplikas, Haris Lika ka dhënë një intervistë për “Shkodra Sport”, teksa u shpreh se është një ndeshje që duhet vlerësuar, ndërsa theksoi se paraqitja e lojtarëve të tij ka qenë për t’u përgëzuar.

Lika u shpreh se ndeshja ndaj Bulqizës, do të jetë edhe një ndeshje për të përmirësuar golavarazhin.

“Me Bulqizën është një ndeshje rradhe, që ne e kemi vlerësuar, pasi na duhet jo vetëm trepikëshi, por edhe të përmirësojmë golavarazhin.

Lojtarët e ekipit tim janë profesionistë dhe i kanë pasur të qartë gjithmonë qëllimet dhe objektivat e klubit. Padiskutim, paraqitja e tyre ka qenë për t’u përgëzuar, duke marrë parasysh shumë peripeci të ndodhura, gjatë lojës me Orikun.

Gjithmonë do ketë vend për përmirësim. Kemi edhe dy ndeshje kampionat dhe ndeshjen e play-off, nëse nuk arrijmë të dalim të parët në renditje. Deri këtu di të flas për të ardhmen”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Veleçikut, Haris Lika.

Maringlen ZHIVANI