Diten e sotme eshte publikuar edhe lista e lojtareve te grumbulluar nga trajneri Edi Reja per ndeshjen miqesore te 9 nentorit ndaj Katarit ne Spanje dhe ajo qe ra ne sy eshte numri shume i madh i lojtareve te grumbulluar nga kampionati shqiptar.

Por edhe ne kete liste ka patur jo pak kontestime per disa prej lojtareve te grumbulluar. Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne kete liste mungon sulmuesi shkodran i Teutes Rubin Hebaj.

Ai vertete ne kete sezon eshte perfshire edhe ai ne krizen e rezultateve te Teutes dhe si rrjedhoje ka shenuar deri tani ka shenuar vetem 1 gol, por te mos harrojme se ne periudhen janar- maj te ketij viti, kur ai u bashkua me durrsaket ka qene golashenuesi me i mire i kampionatit.

Dhe 24 vjeçari me plot gojen mund te themi se e ka merituar nje ftese kete here sepse kemi te bejme me nje futbollist i cili i ka luajtur rregullisht me te gjitha ekipet kombetare te grupmoshave nga U17 deri tek U21.

Perpos kesaj, ai eshte nje nga sulmuesit me te mire shqiptare aktualisht te kampionatit shqiptar, por kjo nuk ka mjaftuar per te marre nje ftese per miqesoren ndaj Katarit. Ndoshta ai per momentin nuk mund te krahasohet me Xhixhen dhe Skuken qe jane dy sulmuesit aktualisht me te mire te kampionatit, por mund te krahasohet shume mire me shokun e ekipit Lorenco Vila dhe sulmuesin e Partizanit Tedi Cara te ftuar edhe ato per kete takim.

Dhe kjo ne fakt eshte disi e papranueshme sepse Cara eshte edhe rezerve tek te kuqte dhe kurrsesi nuk mund te kishte nje ftese para Hebajt, megjithate ky eshte realitet dhe si rrjedhoje sulmuesi shkodran eshte “perjashtuar” nga ftesa per miqesoren e javes se ardhshme ndaj Katarit./SHKODRA-SPORT.COM/