Vllaznia është duke kaluar një moment të vështirë në kampionatin shqiptar dhe tashmë mbijetesa në këtë sezon duket mjaft e vështirë për shkodranët.

Skuadra e Gjokës ka dy pikë më pak se Teuta dhe Kamza, ndërsa penalizohet edhe nga kalendari i takimeve të mbetura.

Megjithatë në Shkodër i kanë të qarta arsyet e dështimit, ndërsa ish-futbollisti i kësaj skuadre dhe trajneri i Vllaznisë U-19, Luan Zmijani, është shprehur se ky nuk është një futbolli i pastër, por i luajtur në tavolinë.

” Kjo situatë është vërtet shumë e vështirë dhe në Shkodër nuk kanë më besim për mbijetesë.

Flitet kështu pasi nuk ka futboll të pastër, por të luajtur në tavolinë me presidentë të fortë.

Vllaznia e ka të mundur mbijetesën, pasi Partizani nuk është në gjendjen më të mirë, duke pasur përplasje brenda grupit.

Megjithatë ne duke u marrë me ekipet e tjera, harrojmë të merremi me veten tonë.

Ekipi i Gjokës duhet të marrin me patjetër 3 pikët në takimin e radhës, sepse nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Zmijani për “RTSH Sport”. /vipsport/