Harry Maguire ka përfunduar edhe një herë tjetër në qendër të kritikave. Te Manchester United trajneri Erik ten Hag e ka ulur në stol.
Anglezët morën disa fitore rresht pa kapitenin në fushë dhe kjo është komentuar shumë. Vetë Maguire jep edhe arsyen se pse komentohet aq shumë në lidhje me të.
Unë nuk merrem me atë që flasin njerëzit, mendoj se trillojnë për mua pasi jam kapiteni i Manchester United dhe përbëj lajm.
Kjo është arsyeja, e bëjnë gjithçka për klikime, por mos harroni unë isha pjesë e skuadrës më të mirë në Europian”, ka deklaruar mbrojtësi i “Djajve të kuq”.