Vllaznia ka tifoze kudo dhe jo vetem ne Shkoder. Emri dhe historia e saj ka bere per vete shume njerez, perfshi ketu edhe personazhe te njohura te cilet ne fakt krenohen me faktin qe jane tifoze te kesaj skuadre.

Nje prej tyre eshte edhe prezantuesja e njohur Marina Vjollca. Ajo per shume vite me rradhe ka qene bashkeprezantuese ne emisionin “Procesi Sportiv” dhe kuptohet qe ne çdo emision padyshim qe do te permendte disa here emrin e Vllaznise dhe krenohej me kete gje, ndonese skuadra ne momente te caktuara nuk ishte ne pozita te mira.

Ne kemi nxjerre sot nga arkiva e “Shkodra Sport” kete foto te para 9 viteve kur ajo ka qene e pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” per te ndjekur nje ndeshje te Vllaznise dhe te veshur ka patur fanellen e saj e po ashtu ne qafe shallin kuqeblu.

Marina ka origjinen e nenes se saj nga Shkodra dhe duket shume e lidhur me kete qytet. Njekohesisht edhe me simbolet e saj, nder te cilat padyshim qe nder me te rendesishmet eshte edhe Vllaznia.

Ajo ka dhene shembullin me te mire se si ne studiot e kryeqytetit figurat e njohura te ekranit duhet “t’i dalin” per zot Vllaznise dhe kete gje duhet te bejne edhe te tjere. Ne fund te fundit, Vllaznia eshte “Nderi i Kombit” dhe thjesht, po nderojne nje emer te shquar te historise se sportit te ketij vendi./SHKODRA-SPORT.COM