Në katër ligat më të mëdha Europiane, nuk ka shumë surpriza në krye të tabelës. Liderët e secilës prej kompeticioneve kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura dhe në Gjermani, Francë dhe Itali, respektivisht Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Juventus vijojnë dominimin.

Përjashtim bën Liverpool. Skuadra e Jurgen Klopp qëndron në krye të Premier Leagues, edhe pse “të kuqtë” nuk e kanë fituar këtë titull që nga viti 1992. Ata kanë pasur një sezon të mirë duke marrë kështu edhe pikët maksimale.

Ndeshjet e radhës në Angli do të jenë vendimtare, me Manchester City-n dhe Chelsea-n që qëndrojnë të dytët, me vetëm 2 pikë diferencë nga “kampionët” e përkohshëm. Mohamed Salah me shokë do të kenë një përballje “kokë më kokë” me “Blutë e Londrës”, më pas do të bëjnë një vizitë në stadiumin “San Paolo” ku do të luajnë kundër Napolit të Elseid Hysajt.

Nëse në Angli ka një konkurrencë shumë të fortë, nuk ndodh e njëjta gjë në Francë. PSG i Thomas Tuchel qëndron i pashqetësuar në krye të tabelës me 5 pikë larg nga vendi i dytë. Kjo është hera e parë në historinë e klubit francez që kanë fituar 6 ndeshjet e para të Ligës. Ato kanë vendosur një rekord në shtëpi, e ndërsa në Europë e nisën me humbje në “Anfield”.

E njëjta panoramë paraqitet në Gjermani dhe Itali, ku si Bayern ashtu edhe Juve janë në kërkim të titullit të shtatë dhe të tetë respektivisht. Niko Kovac ka sjellë një ndryshim në skuadër. Ekipi i tij është i vetmi që ka arritur të fitojë katër ndeshje radhazi në Bundesligë, teksa qëndron dy pikë larg Hertha Berlin dhe katër pikë nga Borussia Dortmund dhe Werder Bremen.

Nëshkrimi i Cristiano Ronaldos ka thelluar hendekun me “Zonjës së Vjetër” dhe ekipeve të tjera të Seria A. Massimiliano Allegri ka fituar 5 ndeshjet e para me një Ronaldo që ka qenë vendimtar në 2 takimet e fundit, kundër Sassuolo dhe Frosinone.

Surprizë nuk ka as në La Liga, por ndryshe nga 4 ekipet e sipërpërmendura, Barcelona dhe Real Madrid, rivalët e drejtpërdrejtë ndajnë mes njëri tjetrit kreun klasifikimit me nga 13 pikë secila; në 5 ndeshje të luajtura numërojnë 4 fitore dhe një barazim. Të tretët qëndrojnë Alaves, e ndërsa Atletico Madrid nuk ka pasur një sezon shumë të mirë me dy barazime, dy fitore dhe 1 humbje./telesport/