Mbrojtësi i talentuar shkodran Antonio Marku nuk ka pritur më por ka zgjedhur skuadrën e tij të re. Ajo do jetë Besa e Kavajës. Oferta e bërë nga presidenti i këtij klubi Nexhat Bizhdili ka qenë më e mira nga gjithë të tjerat dhe përpos kësaj, fakti që kjo skuadër drejtohet nga një ish-trajner i tij- Ilir Daja, e ka bërë edhe më të shpejtë arritjen e kësaj marrëveshje. Mbrojtësi 20 vjeçar ka disa ditë që është bashkuar në stërvitje me këtë skuadër madje ditën e djeshme ai ka luajtur edhe disa minuta në miqësoren që Besa zhvilloi ndaj Kukësit. Ai luan edhe si mbrojtës i majtë por edhe si mbrojtës qendre.

Pak i habitshëm fakti që Vllaznia në këtë merkato vere nuk tentoi fare ta merrte ndonëse ai ishte një futbollist i lirë pas mbarimit të kontratës me Dinamon. Paksa e çuditshme kjo kur Vllaznia vuan prej vitesh mungesën e mbrojtësve shkodranë. Megjithatë Marku tani e ka bërë zgjidhjen e tij: do luajë në Kavajë për një sezon duke tentuar ta thotë edhe më shumë fjalën e tij në të dytin sezon në Superligë. Aftësitë e tij në lojën mbrojtëse kanë spikatur në çdo ndeshje madje ai shpeshherë është parë edhe në zonat kundërshtare duke tentuar shënimin e golave pasi e njeh mjaft mirë lojën në ajër.
www.shkodrasport.com