Ora 24:00 e mbremjes se djeshme ka qene afati i fundit per transferimin e futbollisteve per te gjithe skuadrat shqiptare dhe si rrjedhoje shume prej tyre u vune ne levizje per te realizuar ndonje levizje te fundit.
Tek Vllaznia trajneri Memelli ne konferencen e shtypit la te hapur mundesine se deri ne mesnate edhe mund te kishte diçka sepse gjithçka mund te ndodhte ne ato ore te fundit.
Por gazeta “Shkodra Sport” meson se mesnata nuk ka ofruar asgje dhe braziliani Bruno Gomes ka qene lojtari i fundit qe erdhi tek Vllaznia. Çka do te thote se tashme kuqeblute do ta perballojne kampionatin, te pakten deri ne janar, me kontigjentin aktual te futbollisteve.
Stafi eshte shprehur herepashere se numri i tyre eshte i mjaftueshem per ta perballuar me sukses garen dhe tashme pritet ta shohim kete gje ne ndeshjet zyrtare nese Vllaznia do ta ruaje ritmin e fillimit apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/